E shtunë, 17 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nesër të vërshojnë qytetarët drejt Tiranës”, Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve në rrethe që t’i bashkohen mosbindjes civile, ndërsa kërkoi që qytetarët që kanë mundësi të udhëtojnë drejt Tiranës të protestojnë nesër në kryeqytet.

 Berisha i bëri thirrje gjithashtu kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke e cilësuar këtë si një hap drejt zgjidhjes së situatës politike në vend.

Reklamë

“Mos bindje civile është ndihma më e çmuar për studentët luftëtarë, për studentët dhe gjimnazistët, heronj të vërtetë.

Ndërsa qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është sheshi ku fitorja do të firmoset nga qytetarët shqiptarë.  Edhe një herë, thirrja ime është të gjithë në këmbë për t’i dhënë ndëshkimin e merituar këtij regjimi të urryer të këtij vendi.

Reklamë

 Njofto një minutë e më parë dorëheqjen. Jep dorëheqjen, hapi rrugën zgjidhjes së denjë për një vend anëtar në Bashkimin Europian”, tha Berisha.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.