Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar një pjesë të sanksioneve të reja ndaj Rusisë, vetëm dy ditë përpara se ato të hynin në fuqi, duke shkaktuar reagime të forta në Kongresin amerikan dhe në Ukrainë.
Sanksionet u miratuan nga Kongresi dhe u nënshkruan nga Trump në shtator, duke parashikuar masa ndaj zyrtarëve rusë, institucioneve financiare dhe flotës së cisternave që përdoret për të anashkaluar kufizimet. Ligji i jepte gjithashtu presidentit mundësinë të vendoste tarifa deri në 100% ndaj vendeve që blejnë më shumë naftë dhe gaz rus, përfshirë Kinën dhe Indinë. Trump argumentoi se pezullimi i disa masave ishte në interesin kombëtar të SHBA-së. Vendimi vjen pas marrëveshjes për importin e naftës dizel nga Rusia, e cila ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi vendimin si të pafavorshëm, duke deklaruar se sanksionet mund të kishin ushtruar presion të madh mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës.
Ai paralajmëroi gjithashtu se sulmet ruse ndaj 15 objekteve energjetike të Ukrainës kishin shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa rajone, në prag të dimrit. Vendimi është kritikuar edhe nga demokratët amerikanë, të cilët akuzojnë Trump se po bën lëshime ndaj Vladimir Putin./BBC







Komente
Komento