Senatori amerikan, Joe Wilson ka reaguar për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.
Me anë të një shkrimi në platformën sociale “X”, Wilson thotë se qytetarët shqiptarë meritojnë liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale, ndërsa nënvizon se të rinjtë duhet të kenë një zë në të ardhmen e vendit të tyre.
“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale.
Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në të ardhmen e vendit të tyre.” -shkruan ai.











