Dy të rinj janë shoqëruar me forcë nga efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) pranë Ambasadës së Zvicrës, në zonën e Bllokut, në Tiranë, gjatë zhvillimeve të protestës.
Njëri prej tyre dyshohet se është vetëm 16 vjeç. Sipas pamjeve nga vendngjarja, ndërhyrja e efektivëve u shoqërua me tensione, ndërsa gazetarët e pranishëm u dëgjuan duke kërkuar që i riu të mos dhunohej.
Në një moment, disa efektivë të policisë ndërhynë me thirrje që të rinjtë të liroheshin, por në fund ata u shoqëruan nga forcat e policisë.
Bashkë me të riun që dyshohet se është i mitur, u shoqërua edhe një tjetër djalë, i cili raportohet se është shoku i tij.
Deri në këtë moment, nuk ka informacion të konfirmuar mbi arsyet e shoqërimit të dy të rinjve apo mbi masat e mëtejshme të marra ndaj tyre.













