VIDEO/ Gruaja e efektivit të djegur kërcënon studentët: Nëse i ndodh gjë, do t’i shuaj të gjithë familjen…
Protesta studentore në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Situata është përshkallëzuar gjatë tubimit, ku raportohet për efektivë të lënduar, ndërsa pamjet nga protesta kanë treguar edhe episode dhune ndaj gjimnazistëve dhe studentëve.
Një nga momentet më të tensionuara u regjistrua mbrëmjen e sotme, kur një zjarr përfshiu një efektiv policie që ndodhej pranë vendit ku shpërthyen flakët. Ai u godit me bomba molotov dhe mori zjarr.
Pas incidentit, vëmendjen e tërhoqi edhe reagimi i bashkëshortes së efektivit, e cila në një komunikim me gazetarët, bëri deklarata kërcënuese ndaj personit që, sipas saj, ishte përgjegjës për ngjarjen.
”Nëse tim shoqi i ndodh gjë, atij studenti do t’i shuaj unë të gjithë familjen”, u shpreh ajo.
A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Vota totale: 10062

