Shehaj përplaset me kryepolicin Hita në bulevard, Kapri mbetet i lënduar. Kreu i partisë Mundësia: Kanë nxjerrë RENEA-n të armatosur në protestë
Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar sërish lidhur me tensionet gjatë protestës në Tiranë, duke bërë thirrje për dialog konstruktiv dhe respektimin e të drejtave themelore.
Përmes një deklarate zyrtare, ajo shprehet se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit duhet të respektohen dhe të mbrohen.
Organizata nënvizon gjithashtu se çdo ndërhyrje e forcave të rendit duhet të jetë në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe standardet e të drejtave të njeriut. Në reagimin e saj, OKB-ja dënon aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe paqësore.
Reagimi i OKB-së:
OKB në Shqipëri përsërisin sërish apelin për dialog konstruktiv për uljen e tensioneve.
Aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore.
Përforcojmë mesazhin se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit janë të drejta themelore që duhen respektuar dhe mbrojtur. Theksojmë gjithashtu
Top Channel