Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, njoftoi se 167 protestues janë arrestuar gjatë ditëve të protestave dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me aktet e dhunës. Paralelisht, tha kryepolici, janë pezulluar nga detyra 7 punonjës policie dhe ndaj tyre ka nisur menjëherë hetimi disiplinor për tejkalim të detyrës, dhe mosrespektim të parimit të proporcionalitetit.