Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

Rama nxjerr RENEA-n kundër studentëve, ruan kryeministrinë me furgonat e forcave speciale

21:20, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forcat RENEA vijojnë të mbajnë të rrethuar godinën e kryeministrisë. Ata ndërhynë sot pasdite në ditën e pestë të protestave studentore, pas orësh të tëra përleshjesh mes protestuesve dhe policisë në bulevardin 'Deshmorët e Kombit"

Forcat RENEA, të pajisura me armatim të rëndë dhe të përgatitura për operacione kundër terroristëve, pengmarrësve dhe kriminelëve të armatosur zbritën nga mjetet dhe u pozicionuan pranë kryeministrisë, përballë turmave të studentëve dhe gjimnazistëve që kërkonin largimin e Edi Ramës. 

RENEA është shkurtimi i emërtimit Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur. Njësia speciale e Policisë së Shtetit është trajnuar për ndërhyrje në situata me rrezikshmëri të jashtëzakonshme, përfshirë operacionet antiterroriste, pengmarrjet, arrestimin e personave të armatosur dhe neutralizimin e grupeve kriminale.

Pamjet më poshtë tregojnë efektivët e RENEA-s që qëndrojnë me armatime në duar, disa prej tyre me snajperat gati, ndërsa turma e protestuesve gjendej pak hapa më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco