Kongresmeni amerikan Robert Aderholt ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për tensionet dhe përshkallëzimin e situatës në ditën e pestë të tubimeve.
Në deklaratën e tij, Aderholt thekson se qytetarët shqiptarë duhet të kenë të garantuar të drejtën për t’u shprehur dhe kërkon respektimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e institucioneve me përgjegjësi.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën, ndërsa kërkoi nga qeveria shqiptare të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Kongresmeni amerikan u ndal edhe te roli i të rinjve, duke theksuar se ata duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
Reagimi
“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij.
Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.
I am deeply concerned by the escalating unrest in NATO Ally Albania. The Albanian people deserve the rule of law, accountable institutions, and the freedom to make their voices heard. All parties must reject violence, and the government must respect the rights of peaceful protesters. Albania’s young people deserve a voice in shaping their nation’s future.
— Robert Aderholt (@Robert_Aderholt) October 17, 2026













