Një tjetër i ri dërgohet te Trauma, plagoset edhe një efektiv policie (VIDEO)
17 Tetor 2026 |
18:20
Një tjetër person raportohet se është lënduar gjatë protestës që vijon ende në Tiranë, ku grumbullimi më i madh i qytetarëve mbetet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
I riu është transportuar në Spitalin e Traumës, ku pritet të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai është parë i vetëdijshëm në momentin e transportimit.
Ndërkohë, raportohet se është plagosur edhe një tjetër efektiv policie. Sipas informacioneve nga terreni, punonjësi i policisë po transportohet drejt spitalit me automjet, dhe jo me ambulancë.
Situata vijon të mbetet e tensionuar, me përdorimin e gurëve dhe sendeve të ndryshme.
Lajme të Sugjeruara
Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues (VIDEO)
Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai është ndier keq dhe u ka thënë efektivëve...
Arqipeshkvi Peragine reagon për protestat: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e së kaluarës
Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Giovanni Peragine, ka reaguar për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ndërsa thekson se Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish...
Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë
Kanë rifilluar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas raportimeve, policia u ka bërë thirrje protestuesve dhe të rinjëve të largohen,...
- 21:40 Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë
- 21:19 Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë
- 21:16 Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues (VIDEO)
- 21:02 Arqipeshkvi Peragine reagon për protestat: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e së kaluarës
- 20:49 Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë
- 20:46 “Të gjithë në këmbë”, Berisha: Qytetarët në të gjitha rrethet të mobilizohen për mosbindje civile