59 të lënduar nga protesta në Tiranë! 34 efektivë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

17 Tetor 2026 | 22:08

59 persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie, 21 janë protestues dhe 4 janë kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.

Tensionet dhe përplasjet nuk kanë munguar gjatë protestës së sotme, ndërsa vetëm pak minuta më parë është mbyllur revolta e të rinjve dhe studentëve, e cila pritet që nesër të hyjë në ditën e saj të gjashtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues (VIDEO)

Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai është ndier keq dhe u ka thënë efektivëve...
21:16 | 17/10/2026

Arqipeshkvi Peragine reagon për protestat: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e së kaluarës

Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Giovanni Peragine, ka reaguar për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ndërsa thekson se Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish...
21:02 | 17/10/2026

Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë

Kanë rifilluar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas raportimeve, policia u ka bërë thirrje protestuesve dhe të rinjëve të largohen,...
20:49 | 17/10/2026