Një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar për protestat në Shqipëri. Robert Aderholt ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në ditën e pestë të tubimeve, duke theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tyre.
Aderholt u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën, ndërsa kërkoi nga qeveria shqiptare të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Ai theksoi gjithashtu se të rinjtë shqiptarë duhet të kenë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
Reagimi
“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.