Aktualitet

Protesta, mesazhi i SHBA-ve: Palët të vetëpërmbahen!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi lidhur me protestat dhe situatën e tensionuar në vend, duke bërë thirrje për zhvillimin e demonstratave në mënyrë paqësore dhe pa akte dhune.

Në një deklaratë, selia diplomatike e Uashingtonit theksoi se dhuna, lëndimi fizik i personave dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar, ndërsa iu bëri thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi!