Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk dua të bie në kurthin e dhunës!” Rama për protestat: Kam ende të freskët 21 Janarin! Të maskuarit nuk janë studentë

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    E diela sjell mot të kthjellët në Shqipëri, ja sa do të shkojnë temperaturat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Nuk dua të bie në kurthin e dhunës!” Rama për protestat: Kam ende të freskët 21 Janarin! Të maskuarit nuk janë studentë
    Politike

    “Nuk dua të bie në kurthin e dhunës!” Rama për protestat: Kam ende të freskët 21 Janarin! Të maskuarit nuk janë studentë

    October 18, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se po përpiqet të mos bjerë në atë që e cilëson si një kurth të ngritur të dhunës. Ai ka rikujtuar edhe ngjarjet e 21 Janarit, duke vënë theksin te pasojat e dhunës dhe te nevoja për vetëpërmbajtje.

    “Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dhe u mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie.

    Ky është një nga mijëra gurët e shkulur në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet deri vdekjeprurëse. Unë nuk e kam të vogël kokën, por shikojeni se çfarë mund të bëjë ky gur nëse bie në kokën e dikujt. Nuk është e nevojshme të tregoj skanerin e kafkës së oficerit të goditur në Shkodër. Kjo është dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, me fëmijët që prindërit kanë në shtëpi dhe të gjithë prindërit duan t’i shohin të bëjnë hajër. Përballë kësaj dhune qëndron policia që përballet me mllefin, inatin, të drejtat e atyre që janë aty në rrugë si studentë, një fraksion i asaj turme që në rastin më të mirë shkon në 1500 vetë, ku një pjesë janë paqësorë, mendova dhe mendoj vazhdimisht, po punonjësit e policisë i shikoni? I dini kush janë? Ua dini jetën, hallet? Ja çfarë më shkruante nga mbrëmë dhe sot do ta lexoj, një kolege, për një mesazh shumë domethënës që unë mora nga një djalë i cili është në administratën publike dhe më tregonte këndvështrimin e tij mbi situatën duke folur mbi veten e tij në administratë dhe duke ndarë me mua ndjesinë që ai nuk bënte dot karrierë sepse të tjerë e bënin atë brenda administratës”

    Rama ka kundërshtuar gjithashtu identifikimin e personave të maskuar me studentët, duke theksuar se dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare.

    Edi rama Kryeminister shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk dua të bie në kurthin e dhunës!” Rama për protestat: Kam ende të freskët 21 Janarin! Të maskuarit nuk janë studentë

    October 18, 2026

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    October 18, 2026

    E diela sjell mot të kthjellët në Shqipëri, ja sa do të shkojnë temperaturat

    October 18, 2026

    Protestuesit sulme nëpër Tiranë, vijojnë me djegien e koshave, shkatërrojnë tabela! Shënjestrojnë edhe kioskat

    October 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.