Në ditën e 5-të të protestave në Tiranë, nuk munguan breshëri gurësh, molotovësh e fishekzjarrësh, makina të djegura dhe sulme ndaj Bankës së Shqipërisë e Gjykatës së Lartë. RENEA zbarkoi në terren.
Policia ndërhyri me ujë e gaz lotsjellës, si dhe përdori plumba gome te grumbullimi para Ministrisë së Arsimit. Një makine iu vu flaka në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një efektivi i shpërtheu molotovi në këmbë.
Veçanërisht pas shpërndarjes së protestuesve, policia ndërmori një valë arrestimesh të protestuesve nëpër rrugët e Tiranës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë bërë arrestime me forcë të disa protestuesve në shkallët e xhamisë “Et’hem Beu” në sheshin “Skënderbej”.
Njëri ndaj policëve ka goditur një protestues, teksa ndërhyrja e të tjerëve ka bërë që dhuna të mos precipitojë. Ofensiva e madhe që policia ndërmori, bëri që edhe protesta e sotme të mbyllej më shpejt seç pritej.