Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Pas ekstremeve qëndron matufi që mbart të keqen”, Rama: Protesta frymëzohet nga duar të huaja

    “Po sfidohet Shqipëria, jo unë”, Rama akuzon Berishën për dhunën dhe sulmet ndaj bankave

    “Nuk kam ikur”, Rama: S’dua të bie në kurthin e dhunës që kërkon gjak

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Po sfidohet Shqipëria, jo unë”, Rama akuzon Berishën për dhunën dhe sulmet ndaj bankave
    Politike

    “Po sfidohet Shqipëria, jo unë”, Rama akuzon Berishën për dhunën dhe sulmet ndaj bankave

    October 18, 2026

    Edi Rama i ka cilësuar protestat e dhunshme si një sfidë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Kryeministri akuzoi organizatorët e protestave se po nxisin dhunën dhe se sulmet ndaj bankave e bankomatëve janë pjesë e një plani për të përhapur panik, duke bërë përgjegjës, pa e përmendur drejtpërdrejt, kreun e PD-së, Sali Berisha.

    “Nuk po sfidohem unë, por Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030”, ishte mesazhi i kryeministrit, i cili e lidhi situatën e krijuar me mënyrën se si duhet të funksionojnë forcat politike në një hapësirë demokratike. Rama tha se, pavarësisht arsyeve që mund të kenë protestuesit, nuk mund të justifikohet dhuna ndaj bizneseve dhe institucioneve.

    “Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe mënyra evropiane mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida, kjo është sprova. Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë. I kuptoj, por nuk kam sesi të pranoj asnjë nga ato arsyet kur shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej ’21 Janarit’, pamjet që me siguri ata që protestojnë sot si studentë s’i kanë parë dhe nuk e dinë që i përkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë, në 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve.

    U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka pamje në Youtube, edhe raketash dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë tek bankat sepse Shqipëria sa po dilte nga një llahtar mes humbjes së kursimeve të shqiptarëve, në gërmadhën e piramidave të ngritura nga po ai matuf që del nga mëngjesi në darkë dhe po nga ata rreth tij që ishin po njësoj si këta, të tredhur dhe agresivë.

    Pse sulmohen sportelet bankare, automatet? Sulmohen sepse ky është plani, përhapja e panikut se nuk janë sot bankat e Shqipërisë ‘Sudja’ dhe ‘Xhaferri’ e ndyrë. Duan që në rrugë të ketë popull, por në rrugë s’ka popull”, tha kryeministri.

    BE Edi rama Kryeminister proteste
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Pas ekstremeve qëndron matufi që mbart të keqen”, Rama: Protesta frymëzohet nga duar të huaja

    October 18, 2026

    “Po sfidohet Shqipëria, jo unë”, Rama akuzon Berishën për dhunën dhe sulmet ndaj bankave

    October 18, 2026

    “Nuk kam ikur”, Rama: S’dua të bie në kurthin e dhunës që kërkon gjak

    October 18, 2026

    “Nuk dua të bie në kurthin e dhunës!” Rama për protestat: Kam ende të freskët 21 Janarin! Të maskuarit nuk janë studentë

    October 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.