Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dialog, patjetër, por me kë?”, Rama: Protesta nuk është lëvizje studentore, por kurth për Shqipërinë

    “Kam dëgjuar ‘burg, burg’ e ‘jep dorëheqjen’, por asnjë kërkesë”, Rama u përgjigjet studentëve

    “Pas ekstremeve qëndron matufi që mbart të keqen”, Rama: Protesta frymëzohet nga duar të huaja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Pas ekstremeve qëndron matufi që mbart të keqen”, Rama: Protesta frymëzohet nga duar të huaja
    Politike

    “Pas ekstremeve qëndron matufi që mbart të keqen”, Rama: Protesta frymëzohet nga duar të huaja

    October 18, 2026

    Edi Rama u shpreh se protestat e dhunshme nxiten nga ndikime të huaja dhe një konglomerat forcash ekstremiste, duke përmendur Rusinë, Iranin, lëvizjen antifa, ekstremistët fetarë dhe Sali Berishën. Kryeministri hodhi poshtë edhe pretendimet për përfshirjen e shtetasve izraelitë dhe policëve serbë në protestë, duke thënë se kjo situatë është një skenar që Shqipëria e ka parë edhe më parë.

    “Ata që nuk duan PS në pushtet janë të prirur ta relativizojnë dhunën dhe mendojnë se kjo punë zgjidhet me dhunë dhe është çështje e ditës. Duart e huaja, pse po përpiqet të krijojë idenë që këtu kanë ardhur izraelitët, që këtu, siç thoshte një lajm i rremë i përhapur me shumë shpejtësi, zbresin çdo ditë 1 mijë izraelitë për të më mbështetur mua dhe për të rrahur e vrarë fëmijë? Kujt i intereson? Ky është një konglomerat antifa që frymëzon të rinj të frustruar me ekstremet politike karagjozë, një neo komunist tërësisht i lajthitur dhe një neo ballist nga ana tjetër që nxit dhunë, që paguan për të bërë dhunë dhe që nuk ndalet. Pas ekstremeve politike, qëndron matufi që mbart të keqen e mbrapshtë që e përndjek Shqipërinë prej 1912, vijnë ekstremistët e fesë në një vend që s’ka pasur dhe s’do të ketë kurrë probleme fetare. Ky vend është më i fortë se kurrë në arenën ndërkombëtare. Izraeli është vend mik, siç është Katari. Këta të dy s’kanë marrëdhënie diplomatike.

    Qershia mbi tortë janë ushtarët serbë që na paskan ardhur këtu dhe na qenkan nën uniformën e atyre burrave që i kanë pagat sot më të ulëta se të shumëkujt në këtë shtet, që marrin gurë me breshëri, që digjen si të ishin armiq të këtij vendi dhe që u dyshokan se qenkan edhe serbë. Kjo është një marrëzi, por jo kolektive për fat të mirë dhe nuk ka për ta përfshirë popullin shqiptar, as ata që janë kundër kësaj qeverie sepse këtë film ne e kemi parë. Këta s’kanë mend fare, janë komplet kokëboshë”, tha Rama.

    Edi rama proteste sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dialog, patjetër, por me kë?”, Rama: Protesta nuk është lëvizje studentore, por kurth për Shqipërinë

    October 18, 2026

    “Kam dëgjuar ‘burg, burg’ e ‘jep dorëheqjen’, por asnjë kërkesë”, Rama u përgjigjet studentëve

    October 18, 2026

    “Pas ekstremeve qëndron matufi që mbart të keqen”, Rama: Protesta frymëzohet nga duar të huaja

    October 18, 2026

    “Po sfidohet Shqipëria, jo unë”, Rama akuzon Berishën për dhunën dhe sulmet ndaj bankave

    October 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.