Myrto Uzuni shënon në MLS, por Austin mposhtet pas përmbysjes së Vancouverit

Myrto Uzuni gjeti rrjetën për Austinin në sfidën e radhës në MLS, por skuadra e tij nuk arriti të ruante epërsinë ndaj Vancouver Whitecaps, ku luan edhe Thomas Muller.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 41-të. Pas një pasimi të gabuar prapa nga një lojtar kundërshtar, beratasi e kuptoi menjëherë situatën, mori topin dhe, përballë portierit, e dërgoi në rrjetë.

Të lidhura

None found

Në pjesën e dytë, Vancouveri përmbysi rezultatin me golat e Gauld në minutën e 46-të dhe Diaby në të 71-ën. Ky ishte goli i shtatë i Uzunit në MLS këtë sezon; ai ka dhënë gjithashtu edhe dy asistime.