E diel, 18 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nëse dorëhiqem unë, vjen e kaluara”, Rama: Jeni një tufë të paaftësh që s’e çoni dot vendin në BE, s’më mundni dot me zgjedhje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar thirrjet për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se largimi nga detyra nuk do të sillte një qeverisje më të mirë apo përparim drejt Bashkimit Evropian, por sipas tij, rikthimin e së kaluarës.

Rama ngriti pikëpyetje mbi atë se çfarë do të vinte pas dorëheqjes së tij, duke kundërshtuar thirrjet për t’i hapur rrugën rinisë. Ai u shpreh se nuk do të lejojë që, sipas tij, pasojat e së kaluarës t’i paguajnë të rinjtë e sotëm, të cilët përballen me vështirësi të shumta. Në deklaratën e tij, kryeministri e lidhi situatën politike me procesin e integrimit evropian, duke pretenduar se në lojë nuk është pushteti i tij personal, por e ardhmja e Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Evropian.

Reklamë

Në fund, Rama iu drejtua qytetarëve me një pyetje të drejtpërdrejtë: nëse duan dhunën apo integrimin evropian.

Rama: Janë disa që thonë hapi rrugën rinisë? Cilës rini? Supozojmë se ia hapa rrugën. Çfarë vjen pas kësaj? Vjen një qeverisje më e mirë, vjen qetësia? Vjen një Shqipëri më evropiane, vjen Shqipëria në BE? Jo! Pas kësaj vjen e kaluara. E kaluara të cilën e kemi parë e kemi kaluar dhe ia kemi pauar të githa haraçet dhe unë nuk kam për të lejuar që haraçet t’ia paguajnë edhe ata që sot po rriten në mes të 1001 vështirësive, ku vështirësia më e madhe është kaosi i rrjeteve sociale. Në lojë nuk është pushteti im, është tryeza e negociatave të BE.

Shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë. Duan dhunën apo BE-në. Tani do thonë disa, pop se do ikësh ti dhe ne s’do shkojmë në BE? Po mirë, nuk po them që po patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE, jeni një tufë të paaftësh, jeni një tufë të dhunshmish, jeni një tufë mediokrish, një tufë ziliqarësh. Vetëm nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje, nuk më mundni dot me fjalë dhe ju ka ardhur dita te guri. Le të themi që janë po kaq të aftë. Negociatat kanë kalendar. Dritarja është e hapur tani. Ajo dritare hapet-mbyllet. Ne na është hapur tani dhe kalendari kërkon që çdo ditë ne të çojmë informacione, çfarë kemi bërë. Kjo ndërpritet. Pse? Nëse unë po iki dhe lë të vijë ai neoballisti apo neokomunisti, të duhet një kohë e gjatë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.