Aktualitet Politikë

Kryeministri Rama: Neutralizuam dronin me eksploziv ndaj Kryeministrisë!

Sot në një komunikim live lidhur me protestat ku i kërkohet dorëheqja e që kanë përshkallëzuar në dhunë, kryeministri Edi Rama deklaroi se dy ditë më parë u neutralizua një dron i pajisur me eksploziv, i destinuar të godiste Kryeministrinë dhe t’i vinte zjarrin oborrit të brendshëm.

Sipas tij, një plan i tillë nuk mund të jetë produkt i të rinjve, studentëve apo të miturve. Kryeministri theksoi se autoritetet disponojnë të dhëna të shumta dhe vazhdojnë t’i pasurojnë ato lidhur me ndërhyrjet nga “duar të huaja”. Rama përmendi Rusinë dhe Iranin.

S’ka rini dhe s’ka studentë dhe s’ka të mitur që iu shkon në mendje dhe jo më që të ketë në jetë këtë plan, që është një dorë e huaj.

Dje, në mënyrë të befasishme për shumëkënd, që më çudit po jo për mua, babai i Vladimir Vladimiroviç Putin-it foli.

Babai ideologjik, udhëheqësi shpirtëror, justifikuesi i të gjitha agresioneve kundër demokracisë dhe kundër perëndimit, mistifikuesi i  Rusisë imperialiste, foli.

Foli dhe tha, tani po, tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, një popull ortodoks, një popull sufistësh dhe ortodoksësh.

Ne kemi shumë të dhëna dhe vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në krye të herës me ndërhyrje në rrjetet sociale të atyre që duarve të huaja. Një dorë tjetër është Republika Komeiniste e Iranit.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi:

Nuk ka për të ardhur ndonjëherë dita që në Shqipëri njerëzit të terrorizohen rrugëve për atë që mendojnë. As që gazetarët, politikanët apo qytetarët e thjeshtë të shpallen shënjestra, thjesht sepse shprehin mendime që bien ndesh me planin e këtyre maskave, pas të cilave fshihen të gjithë dashakeqinjtë e Shqipërisë.

Shefi i qeverisë shtoi edhe se në lojë është tryeza e negociatave me BE-në e jo pushteti i tij.