Kryeministri Edi Rama tha në një lidhje live nga zyra e tij mëngjesin e së dielës se dhuna që po ndodh prej 5 ditësh në Tiranë nuk është dorë e studentëve por dhunë e orkestruar. Rama tregoi se 2 ditë më parë është neutralizuar një dron që do godite me eksploziv Kryeministrisë. “Në bulevard janë një pjesë e vogël e studentëve, të verbuar nga ideja ekstremiste. Ata studentë janë pengje të grupit të zjarrit, po përdoren të miturit. Aty brenda është edhe krimi. Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv, i destinuar për të goditur kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm, një Zot e di çfarë pasojash, nuk ka të mitur që i shkon mendja ta vërë atë plan, që është një dorë e huaj”