Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar. Këto janë detajet që të bien menjëherë në sy pas zjarrit që protestuesit i shkaktuan godinës së Gjykatës së Lartë, i cili mori përmasa duke rrezikuar ndërtesën.
Në vendin e përfshirë nga flakët s’ka mbetur më asgjë veçse tavanit të rrënuar dhe një grumbulli materialesh të ngurta. Xhamat e dritareve të katit të parë janë të thyera, pika që protestuesit i përdorën për të hedhur të tjerë molotovë brenda zyrave.
Nga hapësirat mes dritareve mund të shihet se dëmi këtu është disi më i pakët, por vetëm një bilanc i qartë mund ta tregojë shkallën e tij.
Edhe një biznes ngjitur, që i përket një kompanie celulare ka pësuar disa dëme në fasadën e sipërme pasi pjesa e xhamtë është thyer, por protestuesit duket se nuk kanë tentuar të shqyejnë qepenin me forcë, siç vepruan te një tjetër pikë e të njëjtit operator, në hyrje të “Rrugës së Dibrës” ku edhe plaçkitën ç’mundën.
Po në rrugën “Myslym Shyri”, filiali i një banke të nivelit të dytë ku u shkaktua zjarr, numëron të njëjtat dëmtime.
Ndërsa te zyrat e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel ‘Dajti’, dera kryesore, e cila u shpërthye nga protestuesit e më pas mori flakë, është tërësisht e nxirë.
Edhe grilat e dritareve janë shkatërruar, xhamat e tyre, të disa dyerve si dhe të kabinës së rojet janë të thyera.
-
E paskan bo normen per dje, tani do te punojne te tjeret per ti vene aty ku ishin,qe te sistemohet bulevardi, qe te ecin njerzit, e te duket bukur bulevardi,zote jepi mend njerzve te tu.
Përgjigju -
Sa bukur e keni katandis vendin ky eshte ndryshimi qe doni,qe te kthehemi mbrapa hapat e bera perpara,bukur doli dhe rusi tju perkrahe duke ju thene bravo keshtu ju du,sapo te mbaroj pune me Ukrainen te forcoj dhe pak serbine,e pastaj jeni nje cope djathi per serbine
Përgjigju








Komente
Komento