Mourinho: Po të isha Viniciusi, do të isha larguar nga Real Madridi
Jose Mourinho ka deklaruar se po të ishte në vendin e Vinicius Juniorit, do ta kishte detyruar largimin nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri i Real Madridit foli për situatën e brazilianit, i cili është përballur vazhdimisht me fyerje nga tifozët kundërshtarë, përfshirë edhe abuzime raciste, që nga transferimi i tij në klubin madrilen në vitin 2018.
“Është një djalosh spektakolar, me të cilin është e lehtë të kesh marrëdhënie të mira. Është një djalë fantastik dhe meriton shumë respekt për faktin që vazhdon të jetojë, të përballojë gjithçka dhe të buzëqeshë. Po të isha në vendin e tij, me gjasë nuk do të isha këtu. Verën e kaluar do ta kisha detyruar largimin drejt një lige tjetër, një shteti tjetër, diku ku ka rivalë dhe stadiume që e respektojnë”, ka thënë Mourinho.
Vinicius, 26 vjeç, është përjashtuar me karton të kuq në fitoren e Real Madridit ndaj Villarrealit fundjavën e kaluar, pasi kapi një kundërshtar për flokësh. Si pasojë, ai është dënuar me katër ndeshje pezullim dhe do ta humbasë përballjen ndaj Barcelonës më 25 tetor.
Pavarësisht vështirësive, braziliani ka vazhduar të jetë pjesë e Real Madridit dhe gjatë verës ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në vitin 2032. Mourinho vlerësoi vendimin e futbollistit për të qëndruar në Madrid, duke theksuar lidhjen e tij me klubin dhe qytetin.
“Për shkak se e do Real Madridin dhe qytetin, sepse beson se gjërat mund të përmirësohen, ai e rinovoi kontratën dhe vazhdon të buzëqeshë”, tha Mourinho.
Trajneri shtoi se, megjithëse situatat e tilla mund të ndikojnë emocionalisht te futbollisti, askush nuk duhet t’ia shuajë dëshirën për të jetuar, për të punuar dhe për të qenë pranë bashkëlojtarëve.
Thirrjet e tifozëve në ndeshjen miqësore me Egjiptin, FIFA gjobit Spanjën me 20,000 dollarë
Krahasoi sulmet ndaj gjyqtarëve me propagandën naziste, Real Madridi kërkon dorëheqjen e presidentit të La Ligës
Refuzohet ankesa e Realit, Viniciusi dënohet
- 09:41 Rama: Kush do të flasë me mua pa maskë më ka këtu, kush çon mesazh me gurë dhe maskë, mua dhe shtetin më ka përballë
- 09:30 “Nuk më mundni dot me zgjedhje”, Rama: Nga vezët dhe uji kaluat te gurët, shteti nuk dorëzohet para kësaj
- 09:14 Rama-studentëve: Kam dëgjuar “burg, burg” dhe “jep dorëheqjen” çdo ditë, por asnjë kërkesë konkrete
- 08:35 “Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë”, Rama: Është një dorë e huaj
- 08:19 “Po sfidohet e ardhmja e Shqipërisë në BE”, Rama: Jam përpjekur të mos bie në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak
- 23:00 Ambasada e SHBA: Qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme