Gjithsej 78 persona të arrestuar në lidhje me protestat antiqeveritare në Tiranë kanë dalë këtë të diel para Gjykatës së Shkallës së Parë për t’u njohur me masat e sigurisë. Seancat po zhvillohen nga gjyqtarët Amarilda Sulaj dhe Sokol Mara, ndërsa deri tani gjykata ka bërë publike masat për 29 prej të arrestuarve. Dy janë lënë në arrest shtëpie, 26 me detyrim paraqitjeje dhe një tjetër me masën “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”. Tre prej tyre kanë gjithashtu ndalim për t’u afruar më pak se 500 metra institucioneve publike dhe për të qëndruar në vende ku zhvillohen protesta pa autorizimin e gjykatës.

Në arrest shtëpie janë lënë L. A. dhe P. K. Për L. A., masa është caktuar për dy muaj. Ai dyshohet për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe goditje për shkak të detyrës, ndërsa P. K. dyshohet për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme dhe shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse.

Për 26 persona është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ata janë H. D., F. D., L. M., E. D., I. K., E. D., E. Q., S. D., F. M., I. G., Xh. K., M. K., L. B., K. K., E. Ll., E. Xh., E. V., R. B., K. B., K. S., E. B., F. Sh., M. A., L. V., A. S. dhe F. T. Mes tyre është edhe një i mitur, me inicialet L. B.

Ndërkohë, tre persona, I. G., K. K. dhe A. J., përveç masës 'detyrim paraqitje' nuk lejohen t’u afrohen më pak se 500 metra ndërtesave të institucioneve publike. Ata nuk mund të qëndrojnë as në sheshe apo mjedise publike ku zhvillohen grumbullime, tubime dhe protesta, pa marrë më parë autorizimin e gjykatës.

Për personin me inicialet I. G. është caktuar gjithashtu ndalimi i daljes jashtë Shqipërisë, si dhe detyrimi për të dorëzuar pasaportën dhe dokumentet e tjera të udhëtimit.

Personat janë nën hetim për vepra të ndryshme penale, mes tyre shkatërrim prone, kundërshtim të punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, si dhe shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Lajmi në përditësim

Emrat e protestuesve të arrestuar
Erajdi (Erjaldi) Varrosi
Jorgo Gjoni (Gjonaj)
Merxhim Aga
Ergys Nurka
Eldrin Shahini
Daniel Tare
Xhoel Kicja (Kiçja)
Marjo Norja
Xhefri Pishaj
Redjon Ruçi
Arvi Lutaj
Avni Peposhi
Rayan Çuni
Brajan Belaj
Vehap Kadriu
Dejvid Bracaj
Albion Vrekaj
Fatjon Gjiza
Ergi Gjiza
Ergi Xhani
Kristjan Bumbli
Helson Ndregjoni
Argest Gurakuqi
Fatjon Murataj
Eldi Prenga
Agron Ballia
Desli Shehu
Almarin Prenga
Gëzim Mance
Eldrin Musaraj
Leonard Cemenia
Igli Dragjoshi
Arbri Lakasi
Zamir Sala

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Protestat e dhunshme në Durrës, gjykata jep masat për 22 të arrestuar! Katër në arrest shtëpie, 18 me detyrim paraqitjeje

1792335149_1792151456durresdrejtoria.jpg

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të diel, më 18 tetor, masat e sigurisë për 22 persona të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare në Durrës. Katër prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për 18 të tjerët është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në arrest shtëpie janë lënë Albert Nasufi, Ronaldo Delia, Must Lleshi dhe Pjetër Pjetri.

Në total, gjatë protestave në Durrës u arrestuan 24 persona, mes tyre edhe dy të mitur. Këta të fundit dolën para gjykatës një ditë më parë, më 17 tetor. Për njërin, arrestimi u shpall i paligjshëm, ndërsa për tjetrin u vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ora 10:40
U arrestuan gjatë protestave në Korçë, gjykata liron dy të rinjtë, i lë nën masën 'detyrim paraqitje'

1792144550_ndek.JPG

Dy të rinjtë e arrestuar pas protestës së dhunshme në Korçë janë liruar sot nga Gjykata e Korçës. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të akuzuar për shkatërrim prone dhe kundërshtim të forcave të policisë.