Bayern bën ligjin në Bundesligë, Leipzig pëson një goditje të rëndë
Myrto Uzuni rikthehet te goli në Major League Soccer.Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që është pjesë e Austin gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Vancouver Whitecaps, skuadrës që kryeson në Konferencën e Perëndimit në kampionat.
Uzuni e shënoi golin e tij në minutën e 41 pasi përfitoi nga një gabim i kundërshtarëve duke i dhënë kështu avantazhin skuadrës teksane.
Por ky gol nuk i shërbeu Austin, sepse në pjesën e dytë, Vancouver përmbysi gjithçka duke shënuar 2 gola për të çuar rezultatin 2-1 në favorin e tij, që ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës me skuadrën e Whitecaps që shkon në kuotën e 55 pikëve.
Ndërsa Austin nga ana e tij nuk po përjeton një moment shumë të mirë me skuadrën teksane që pas kësaj humbjeje mbetet me 31 pikë dhe pozicionohet në vendin e parafundit në klasifikimin e Konferencës së Perëndimit.
View this post on Instagram
Top Channel