E diel, 18 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Plumbat kapin tubacionet e gazit, baza ushtarake në Kanada përfshihet nga zjarri i madh, 7 viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në bazën ushtarake Ëainëright, në provincën kanadeze të Albertës, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe disa të plagosur, sipas raportimeve të Global News.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi gjatë një stërvitjeje me municion luftarak, kur dyshohet se u godit një tubacion ose pus gazi brenda bazës.

Reklamë

Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga erërat e forta, ndërsa në vendngjarje u angazhuan ekipe zjarrfikëse nga disa zona. Spitalet në Wainëright dhe Edmonton u përballën me një fluks të madh pacientësh, duke aktivizuar protokollet e emergjencës.

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se qeveria federale po bashkëpunon me autoritetet lokale dhe provinciale për menaxhimin e situatës.

Shkaqet e sakta të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet vijojnë reagimin ndaj emergjencës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.