Transportonte dy armë zjarri me taksi drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 30-vjeçari
Duke përmendur fjalët e një studenteje që i kishte dërguar mesazh në telefon me të cilën kishte komunikuar më pas, e cila i thoshte se nuk janë dëgjuar, kryeministri Rama tha se në të vërtetë i ka dëgjuar thirrjet e tyre për dorëheqje e burg çdo ditë, por asnjë kërkesë konkrete prej tyre se pse ai duhet të largohet.
“Dje flisja me një studente, se kam shumë mesazhe nga trima me xhaketë si Roberto Cavalli apo Dolce, që merren intensivisht me librin e shtëpisë time e më kërcënojnë, por ndërkohë, në këtë lumë, një studente me gjuhë jo si të tyren, por aspak normale, më shkruan.
E mora në telefon dhe flet dhe më bën përshtypje që, pa dije nga historia jonë, me çfarë ka ndodhur në këtë bulevard, në këtë qytet, flet e më thotë atë që e përsërisnin këta klounët e mbrëmjes, këta që kërkojnë zgjidhje, që i qajnë hallin rinisë, studentëve, nxënësve, të kushteve dhe marrin pjesën më të madhe të pagave të tyre në të zezë, paguhen me mijëra e mijëra e mijëra euro, s’përdridhen ditën dhe natën dhe nuk kanë problem që i marrin.
Problemi është që pse i grabisnin pensionistët, pse nuk u japin pensionistëve atë që u takon.
Nejse, e kisha fjalën që thonë: “Nuk na dëgjuan”, e vajza më thotë që nuk dëgjoi askush e erdhëm deri këtu. I thashë që ju kam dëgjuar çdo ditë poshtë dritares time: “Burg, burg” ose “Në litar”, e nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë tjetër.
“Jo, ne i kemi pasur kërkesat”, tha.
I thashë: “Dhe mbi të gjitha, keni ardhur 140 e kusur ditë dhe asnjëherë nuk keni trokitur te dera e të thoni: ‘Duam të themi me njerëzillëk pse duhet të ikësh’. Pse me britma ‘burg, burg’, si ato shtrigat e Mesjetës në turrën e druve, kur njerëzit eksitoheshin duke parë mish në zjarr?
S’jemi më në atë shekull. Si do iki unë? Si? Ti thua që duhet të ikësh. Ti të paktën eja më bind pse duhet të iki unë ose të të bind unë pse s’duhet të iki unë.”
“Jo, ju nuk keni reflektuar.”
Ne nuk kemi reflektuar? Unë i kam dëgjuar me shumë kujdes. Ne kemi dalë nga faza e parë e flamingove me mësime që po i vëmë në këtë, një e nga një, e nuk po kthehem te beza, te pasqyra e flamingove. E di pse nuk merren me Zvërnecin? Se gjithë praktika është transparente, gjithë konspiracioni ka rënë, se janë aty te pasqyra e flamingove, sepse e gjithë e vërteta është online tani, transparente”, tha Kryeministri Rama.
Top Channel