Video nga një festë private e mbajtur më 15 tetor në Madrid kanë tërhequr vëmendjen e mediave sportive. Eventi ishte organizuar nga Vinicius Junior dhe, sipas raportimeve të mediave braziliane e evropiane, në të morën pjesë edhe disa futbollistë të Real Madridit.
Faqja braziliane LeoDias, e cila e raportoi e para ngjarjen, shkroi se në festën e zhvilluar në shtëpinë e sulmuesit brazilian ishin të pranishëm Jude Bellingham, Eduardo Camavinga dhe Dean Huijsen.
Të lidhura
None found
Publikimi i pamjeve në rrjetet sociale shkaktoi reagime të shumta, ndërsa pjesëmarrja e Bellinghamit u komentua veçanërisht.
Raportohet se në mesin e të ftuarve kishte edhe vajza, të cilat më vonë ndanë materiale nga festa dhe etiketuan profilet e Viniciusit dhe Bellinghamit.
Po ashtu, mediat pretendojnë se mesfushori anglez u largua nga festa më herët se të tjerët. Në të njëjtën kohë, janë publikuar edhe pretendime lidhur me marrëdhënien e tij me partneren Ashlyn Castro, por këto raportime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Festa u zhvillua vetëm pak ditë pasi Vinicius dhe influencuesja braziliane Virginia Fonseca bënë të ditur ndarjen e tyre, më 11 tetor. Pas njoftimit, mediat braziliane raportuan se sulmuesi ishte parë në shoqërinë e bashkëlojtarëve dhe influencuesve.
Deri tani, Real Madridi dhe futbollistët e përmendur nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar. Për më tepër, pamjet e publikuara nuk tregojnë të gjithë zhvillimin e festës, ndaj pretendimet e qarkulluara në media duhet të trajtohen me kujdes. /Telegrafi/




