Në pritje të protestës/ Merren masa te Kryeministria, punonjësit e bashkisë “asgjësojnë” vetë pllakat e betonit nga trotuaret për të mos u përdorur nga tubuesit 

18/10/2026 10:18

Ndërsa pritet të mbahet sot protesta e 6-të e studentëve në Tiranë, te Kryeministria kanë nisur të merren masa për të mos u goditur më me gurë drejt institucioneve apo forcave të policisë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, punonjësit e bashkisë po heqin të gjitha pllakat nga trotuaret, në mënyrë që protestuesit të mos kenë mundësi të marrin gurë gjatë tubimit.

Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e protestës së dhunshme, e cila është nisur nga studentët, të cilët kërkojnë kushte më të mira në universitete dhe mundësi më të mira për punësimin dhe jetën.

Top Channel