E diel, 18 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Transportonte dy armë zjarri me taksi, policia ndalon dhe shtrin përtokë 30-vjeçarin në Dibër

Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Dibër, pasi transportonte me automjet taksi dy armë zjarri dhe municion luftarak. Operacioni policor u kodua “Taksia” dhe u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Dibër.

VIDEO- Policia ndalon dhe shtrin përtokë 30-vjeçarin në Dibër

Reklamë

Gjatë kontrollit të automjetit, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bllatës”, policia gjeti në sediljen e pasme një kallashnikov me 13 fishekë, si dhe një pistoletë me një fishek në fole dhe një tjetër në krehër. Armët dhe municioni u sekuestruan si prova materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 30-vjeçari i kishte marrë armët në zonën e Tufinës, në Tiranë, me qëllim transportimin e tyre drejt Maqedonisë së Veriut, përmes kufirit të gjelbër.

Reklamë

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme hetimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.