Egnatia favoritet kryesore ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit synojnë fitoren dhe tri pikët

Edhe pse Vllaznia vjen pas fitores 1-0 ndaj Dinamos, që i dha një shtysë pozitive skuadrës, si dhe pas entuziazmit të krijuar nga emërimi i trajnerit Csaba Laszlo, shkodranët nuk shihen si favoritë në transfertën ndaj Egnatias.

Të lidhura

None found

Kuota për triumfin e kampionëve të Superiores në përballjen e sotme është 1.50, ndërsa suksesi i Vllaznisë vlerësohet me 5.50. Barazimi kuotohet 3.75.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke nisur në orën 18:30, dhe është e vlefshme për javën e 7-të të Abissnet Superiores.


Shtuar më 18.10.2026 10:21