E diel, 18 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arrestuan 3 ditë më parë gjatë protestës në Korçë, gjykata liron të rinjtë

Të dy të rinjtë e arrestuar para 3 ditësh në Korçë nga policia e Korçës, të cilët morën pjesë në protestën e dhunshme në juglindje janë liruar ditën e sotme nga gjykata e Korçës.

Ka qenë kërkesa e prokurorisë së Korçës që të rinjtë të ndiqeshin në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata e Korçës.

Reklamë

F.L 21 vjeç dhe O.K 19 vjeç u arrestuan para tre ditësh nën akuzën e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të forcave të policisë

Ndërkohë janë 40 të rinj të tjerë të cilat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Korçës, pjesëmarrës edhe këta në protestat e fundit në Korçë.

Reklamë

Këta dy të rinj ishin të vetmit të arrestuar, ndërsa janë liruar nga gjykata e Korçës dhe do të vijojnë të hetohen nga organet kompetente ndërsa do të paraqiten njëherë në muaj para oficerit të policisë gjyqësore

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.