Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit, duke bërë një paralelizëm me protestat e fundit në kryeqytet. Rama, në një komunikim në Facebook, tha se i ka ende të freskëta kujtimet e 21 Janarit, kur pati disa zjarre sporadike në këtë perimetër, por nuk u prek asnjë institucion, nuk u hodh asnjë molotov dhe nuk u dëmtua apo dogj askush nga forcat e rendit.