Korçë, gjykata liron dy të rinjtë e arrestuar për protestën, do hetohen me detyrim paraqitjeje
Gjykata e Korçës ka liruar ditën e sotme dy të rinjtë e arrestuar tre ditë më parë, pas pjesëmarrjes në protestën e zhvilluar në juglindje të vendit.
Bëhet fjalë për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia nën akuzën e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Ka qenë Prokuroria e Korçës ajo që ka kërkuar që dy të rinjtë të hetohen në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Kërkesa është pranuar nga gjykata, e cila ka vendosur lirimin e tyre nga paraburgimi.
Sipas vendimit, dy të rinjtë do të vijojnë të hetohen në gjendje të lirë dhe do të paraqiten një herë në muaj pranë oficerit të Policisë Gjyqësore.
Ndërkohë, rreth 40 të rinj të tjerë, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në protestat e fundit në Korçë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia.
F.L. dhe O.K. ishin dy personat e vetëm të arrestuar për ngjarjet, ndërsa hetimet për protestën vijojnë nga organet kompetente.
Rama: Kush do të flasë me mua pa maskë më ka këtu, kush çon mesazh me gurë dhe maskë, mua dhe shtetin më ka përballë
“Nuk më mundni dot me zgjedhje”, Rama: Nga vezët dhe uji kaluat te gurët, shteti nuk dorëzohet para kësaj
Rama-studentëve: Kam dëgjuar “burg, burg” dhe “jep dorëheqjen” çdo ditë, por asnjë kërkesë konkrete
- 10:20 Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake (VIDEO)
- 10:00 Mourinho: Po të isha Viniciusi, do të isha larguar nga Real Madridi
- 09:41 Rama: Kush do të flasë me mua pa maskë më ka këtu, kush çon mesazh me gurë dhe maskë, mua dhe shtetin më ka përballë
- 09:30 “Nuk më mundni dot me zgjedhje”, Rama: Nga vezët dhe uji kaluat te gurët, shteti nuk dorëzohet para kësaj
- 09:14 Rama-studentëve: Kam dëgjuar “burg, burg” dhe “jep dorëheqjen” çdo ditë, por asnjë kërkesë konkrete
- 08:35 “Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë”, Rama: Është një dorë e huaj