• Kontakt
Sunday, October 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Liqeni i Thatë mes pluhurit dhe betonit, kush i lejon kamionët e “Bega 07” të lëvizin pa autorizim?

10:58 : 18/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga kodrat me ullishte dhe një nga zonat më të qeta të Tiranës, Liqeni i Thatë po shndërrohet me shpejtësi në një kantier të madh ndërtimi. Banorët ankohen çdo ditë për pluhur, zhurmë, bllokime të trafikut dhe qarkullim të pandërprerë të mjeteve të tonazhit të rëndë, ndërsa institucioni kryesor që duhet t’u japë zgjidhje shqetësimeve të tyre ka zgjedhur përgjigje të cunguara.

Kamionë, betoniere dhe makineri të rënda që lëvizin gjatë gjithë ditës, duke bllokuar rrugët, duke vështirësuar dërgimin e fëmijëve në shkollë dhe lëvizjen drejt punës. Banorët flisnin për një zonë që dikur ishte zgjedhur për qetësinë, ndërsa sot është kthyer në një kantier të përhershëm.

Paralelisht me këtë situatë, në zonë po zbatohet një projekt që parashikon ndërtimin e 15 pallateve 9-katëshe, në një sipërfaqe prej rreth 31 mijë metrash katrorë, me afro 94 mijë metra katrorë ndërtim mbi dhe nën tokë.

Por përtej pamjeve të pluhurit dhe trafikut, lindën pyetjet thelbësore se si po menaxhohet ky shqetësim. A po respektohen rregullat për qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë? Dhe mbi të gjitha, kush i autorizon ato të lëvizin thuajse në çdo orë të ditës?

Lexo edhe:

Qiratë, ndotja dhe kullat e betonit, Tirana renditet si qyteti më i keq për të jetuar në gjithë Europën

Zjarri në subjektin e inerteve në Kurbin, policia: 4 kamionë dhe një eskavator të djegur, plagoset roja

Për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të banorëve dhe për të kuptuar se si menaxhohet kjo situatë, Ekofin.al iu drejtua zyrtarisht Bashkisë së Tiranës me një kërkesë për informacion.

Redaksia kërkoi informacion mbi çfarë baze ligjore jepen autorizimet, kush i merr ato, sa autorizime janë lëshuar, kush kontrollon zbatimin e tyre, a ka studime për ndikimin në trafik, si menaxhohen auto-mjetet e ndërtimit dhe sa shkelje janë konstatuar.

Pas insistimit, bashkia Tiranë u përgjigj, duke theksuar se kompania që po ndërton kompleksin me kulla, nuk rezulton në listën e atyre që kanë autorizim për të lëvizur me mjetet e tonazhit të rëndë. Pra, fillimisht kamionët që kanë larguar dherat pasi janë gërryer kodrat dhe tani betonieret e kompanisë Bega 07, nuk rezultojnë sipas bashkisë të pajisur me autorizimet/lejet përkatëse të lëvizjes.

E megjithë këtë mjetet e tonazhit të rëndë vijojnë të lëvizin lirisht në lagje, duke u mxirë jetën banorëve dhe duke u bërë pengesë për lëvizjen, sidomos në oraret e mëngjesit, kur qytetarët dalin për të shkuar në punë.

Gjatë muajve të verës, banorët që kanë shtëpitë e tyre në rrugën “Hamdi Sina” në Liqenin e Thatë u ankuan se nuk arrinin të dalin në kohë për në punë dhe të çojnë fëmijët në shkollë. “Rruga bllokohet vazhdimisht nga kamionët dhe makineritë e rënda”, shprehet një banor i zonës, i cili prej vitesh jeton në lagjen e njohur si Liqeni i Thatë.

“Ne kemi blerë shtëpi këtu sepse mendonim se do të kishim pak ajër të pastër. Sot pikërisht atë nuk kemi më. Pluhuri është kudo. Dritaret nuk mund t’i mbajmë hapur dhe fëmijët nuk mund të luajnë jashtë si më parë”, tregon një tjetër banore.

Për shumë prej tyre, problem nuk është vetëm ndërtimi, por mënyra se si po zhvillohet ai. Banorët flasin për humbje të hapësirave të gjelbra dhe dëmtime të peizazhit natyror të zonës.

Tashmë përveç shkatërrimit të kodrave me ullishte, krijimit të problenmeve të mëdha për banorët e zonës, rezulton që mjetet e tonazhit të rëndë po lëvizin pa autorizime dhe në kushtet e paligjshmërisë. /ekofin.al

Etiketa: betonkamioneliqeni i thatendotje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qiratë, ndotja dhe kullat e betonit, Tirana renditet si qyteti më i keq për të jetuar në gjithë Europën

14:11 : 11/10/2026
AKTUALITET

Zjarri në subjektin e inerteve në Kurbin, policia: 4 kamionë dhe një eskavator të djegur, plagoset roja

12:33 : 06/10/2026
AKTUALITET

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

10:55 : 06/10/2026
AKTUALITET

Nga “krenaria e ushtrisë” tek dyshimet për trafik ndërkombëtar!

11:46 : 04/10/2026
AKTUALITET

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

11:25 : 21/09/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh te Liqeni Artificial i Tiranës? Ujë i ndotur dhe peshq të ngordhur mbi sipërfaqe (VIDEO)

20:08 : 19/09/2026

TË GJITHA

Liqeni i Thatë mes pluhurit dhe betonit, kush i lejon kamionët e “Bega 07” të lëvizin pa autorizim?

10:58 : 18/10/2026

Peshkatarët në Vlorë kapin një breshkë deti, zbulojnë se ishte e pajisur me shenjë identifikimi

10:43 : 18/10/2026

Frika nga protestuesit, Rama nxjerr fadromat për të hequr gurët e trotuareve nga bulevardi

10:21 : 18/10/2026

VIDEO e turpshme! Policët e Shqiponjave ofendojnë dhe dhunojnë dy të rinjtë

10:06 : 18/10/2026

“Tufë të paaftësh”, Rama refuzon dorëheqjen: Studentë kokëbosh

09:46 : 18/10/2026

Rinia i kërkon dorëheqjen, Rama: S’kam dëgjuar asnjë kërkesë konkrete

09:25 : 18/10/2026

VIDEO/ Bizneset mbështesin protestën e studentëve

09:19 : 18/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com