E diel, 18 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës/ 22 protestues para gjykatës për masën e sigurisë, seancë maratonë për të arrestuarit

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës kanë nisur seancat për caktimin e masave të sigurisë për 22 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së së enjtes, e cila u shoqërua me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve, pritet që seanca e drejtuar nga gjyqtari Orgent Nazaj të zgjasë për disa orë.

Protesta e së enjtes shënoi ditën e parë të tubimeve të dhunshme në Durrës, ku u regjistruan përplasje me gurë dhe sende të forta mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Tashmë, për 22 të arrestuarit pritet të merret vendimi për masat e sigurisë.

Reklamë

Ndërkohë, një ditë më parë u zhvillua veçmas seanca për dy të miturit e arrestuar gjatë protestës. Për njërin prej tyre, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin dhe caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur. Edhe për të miturin tjetër u caktua detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, pasi gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.