I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari, në pranga edhe dy persona (EMRAT)

18 Tetor 2026 | 11:01

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Travel”, në kuadër të të cilit është kapur dhe arrestuar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të moshave 30 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohet se e ndihmonin të dënuarin t’i shmangej kapjes nga policia.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, operacioni u organizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë.

I arrestuari, shtetasi Roland Gjoni, 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, ishte dënuar përfundimisht me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, datë 14 tetor 2026, me 6 vite e 8 muaj burgim.

Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

26-vjeçari u lokalizua nga policia teksa tentonte të largohej me një automjet, ku udhëtonin edhe shtetasit Pashk  Prendi, 30 vjeç, drejtues i mjetit, dhe Ornel Sadriam 19 vjeç, pasagjer.

Gjatë veprimeve të mëtejshme, policia arrestoi edhe dy personat e tjerë, banues në Fushë-Arrëz, të dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ndihmonin 26-vjeçarin t’i shmangej arrestimit.

Materialet procedurale për këtë çështje do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korçë, gjykata liron dy të rinjtë e arrestuar për protestën, do hetohen me detyrim paraqitjeje

Gjykata e Korçës ka liruar ditën e sotme dy të rinjtë e arrestuar tre ditë më parë, pas pjesëmarrjes në protestën e zhvilluar në juglindje...
10:41 | 18/10/2026

Rama: Kush do të flasë me mua pa maskë më ka këtu, kush çon mesazh me gurë dhe maskë, mua dhe shtetin më ka përballë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shteti nuk do të tërhiqet përballë dhunës gjatë protestave, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që kërkojnë dialog të takohen me...
09:41 | 18/10/2026

“Nuk më mundni dot me zgjedhje”, Rama: Nga vezët dhe uji kaluat te gurët, shteti nuk dorëzohet para kësaj

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar sërish thirrjet për dorëheqjen e tij, duke argumentuar se largimi i qeverisë në këtë moment mund të ndikojë në procesin...
09:30 | 18/10/2026