Lushnja ka shënuar 82-vjetorin e çlirimit me një ceremoni të thjeshtë, ku përfaqësues të pushtetit vendor dhe të organizatave të veteranëve vendosën kurora me lule në memorialin e Varrezave të Dëshmorëve.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, deputetët Kiduina Zaka, Elton Korreshi dhe Asfloral Haxhiu, nënprefekti Avdi Snalla, si dhe përfaqësues të organizatave të veteranëve dhe pasardhësve të tyre.
Ndryshe nga ceremonitë tradicionale, aktiviteti i këtij viti u zhvillua pa përshëndetjet dhe fjalimet e zakonshme, me pjesëmarrje të kufizuar.
Me rastin e 82-vjetorit të çlirimit, kryebashkiakja Eriselda Sefa uroi qytetarët e Lushnjës për këtë ditë.


