Revolta Studentore hyn sot në ditën e gjashtë. Rreth orës 12:00, nxënës, studentë dhe qytetarë të shumtë pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës për të realizuar kërkesën e tyre: dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës.
Prej pesë ditësh, revolta vijon pa u ndalur, ndërsa policia dhe shteti janë përballur me protestuesit me brutalitet dhe agresivitet joproporcional e të jashtëligjshëm.
Shkelja e Konventës së OKB-së për përdorimin e plumbave të gomës, përdorimi masiv i gazit lotsjellës dhe arrestimi me dhunë i të miturve nën 15 vjeç janë ndër shkeljet më të rënda të denoncuara në lidhje me veprimet e policisë.
Kjo e diel pritet të jetë sërish një ditë e tensionuar, pasi edhe Edi Rama, për të disatën ditë radhazi, e nis ditën me provokime të rënda ndaj rinisë shqiptare.
© SYRI.net
Gazeta franceze LIBERATION: Rinia është ngritur kundër korrupsionit, nuk ndalen deri në largimin e Ramës
‘Rinia ka humbur shpresën’/ Aurela Gaçe kundër Ramës: Kush na e jep përgjigjen? Kush është përgjegjës?
Alban Skënderaj në mbështetje të të rinjve, shkruan për dhunën gjatë protestave: Policia të reagojë profesionalisht