Pas sulmit me flakë, Gjykata e Lartë blindon dritaret me mbrojtëse hekuri
Aktualitet E Diel, 18 Tetor 2026 11:21
Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë është marrë masa mbrojtëse për të parandaluar sulme të mundshme.
Në pamjet e siguruara, disa punonjës shihen duke vendosur barriera mbrojtëse prej hekuri në dritaret e institucionit të drejtësisë.
Të njëjtën masë mbrojtjeje kanë zgjedhur të marrin edhe disa biznese private, të cilat janë bërë pre e sulmeve dhe shkatërrimeve gjatë protestave, pavarësisht pranisë së policisë.

