Studentët kërkojnë largimin e tij/ Adrola Dushi shpërthen ndaj Ramës: Uroj të provosh të njëjtën gjë që ka përjetuar populli!

Adrola Dushi ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa Tirana po përballet me një valë proteste të dhunshme nga studentët, të cilët kërkojnë që ai të largohet nga qeveria për shkak të skandaleve dhe korrupsionit.

Në një reagim në rrjete sociale, modelja e njohur ka shkruar se kryeministri do të provojë atë që ka përjetuar populli nga ai.

Të lidhura

None found

“Thonë që në këtë botë lahen të gjitha. Uroj thjesht të provoni ekzakt të njëjtën gjë që ka përjetuar ky popull.

Që nga padrejtësitë, dhimbja dhe dëshpërimi që e sollën deri në këtë pikë e deri te që po përjeton sot. Në çdo kuptim. Asgjë më shumë”, ka shkruar modelja.

 


Shtuar më 18.10.2026 11:23