Dy anije të NATO-s dhe tre të Forcës Detare Shqiptare stërvitje në Gjirin e Vlorës

18 Tetor 2026 | 11:31

Dy anije të NATO-s dhe tre anije të Forcës Detare Shqiptare po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Strike 2026” në gjirin e Vlorës, në zonën detare pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit.

Stërvitja ka nisur të premten dhe pritet të vijojë deri më 19 tetor, me synimin për të përmirësuar koordinimin e operacioneve detare dhe për të forcuar bashkëpunimin mes forcave pjesëmarrëse.

Skenarët e stërvitjes përfshijnë manovra detare dhe angazhimin e forcave ajrore, në kuadër të rritjes së ndërveprimit operacional dhe aftësive të përbashkëta.

“Strike 2026” është stërvitja e dytë e këtij lloji që zhvillohet gjatë këtij viti në gjirin e Vlorës. Ndërkohë, aktivitetet stërvitore pritet të shtrihen edhe në zonat detare të Durrësit dhe Shëngjinit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

65 të lënduar në protestën e së shtunës në Tiranë, 37 prej tyre efektivë policie

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor 2026 në Tiranë, ndërsa 12 prej tyre vijojnë të jenë të shtruar...
11:23 | 18/10/2026

I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari, në pranga edhe dy persona (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Travel”, në kuadër të të cilit është kapur dhe arrestuar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim,...
11:01 | 18/10/2026

Korçë, gjykata liron dy të rinjtë e arrestuar për protestën, do hetohen me detyrim paraqitjeje

Gjykata e Korçës ka liruar ditën e sotme dy të rinjtë e arrestuar tre ditë më parë, pas pjesëmarrjes në protestën e zhvilluar në juglindje...
10:41 | 18/10/2026