Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

18 Tetor 2026 | 11:30

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu në një reagim në rrjetet sociale vlerësoi vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit, duke theksuar se punonjësit e policisë, personeli mjekësor dhe zjarrfikësit meritojnë mbështetje për shërbimin ndaj qytetarëve. Ai nënvizoi se mbështetja për policinë nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht dhe për të kërkuar llogari nga institucionet.

“Kam shërbyer pranë burrave dhe grave në uniformë dhe e di peshën e përgjegjësisë që mbajnë. Policët, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit meritojnë mbështetjen tonë për shërbimin ndaj atdheut dhe ndaj qytetarëve. Vetëpërmbajtja dhe profesionalizmi i policisë kanë qenë dhe mbeten vendimtarë për të shmangur sa më shumë lëndime dhe për të ndalur sulmet e verbra. Kjo është thirrje për të mbrojtur ata që shërbejnë, jo për t’u mohuar zërin qytetarëve që protestojnë paqësisht”, shkruan deputeti Vengu.

Si deputet i mazhorancës, ai pranon gjithashtu përgjegjësinë për të dëgjuar kërkesat e protestuesve dhe për t’u përballur me arsyet që kanë çuar qytetarët në rrugë.

“Si deputet dhe pjesë e mazhorancës, kam përgjegjësinë jo vetëm të dëgjoj kërkesën e protestuesve, por mbi të gjitha të përballem me arsyet themelore që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim.”, shprehet ndër të tjera deputeti i PS-së.

Ndër të tjera në reagimin e tij, Vengu bëri thirrje që të mos përhapen informacione të pakonfirmuara për viktima dhe mesazhe që nxisin hakmarrjen.

Reagimi i plotë:

Kam shërbyer pranë burrave dhe grave në uniformë dhe e di peshën e përgjegjësisë që mbajnë. Policët, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit meritojnë mbështetjen tonë për shërbimin ndaj atdheut dhe ndaj qytetarëve. Vetëpërmbajtja dhe profesionalizmi i policisë kanë qenë dhe mbeten vendimtarë për të shmangur sa më shumë lëndime dhe për të ndalur sulmet e verbra.

Kjo është thirrje për të mbrojtur ata që shërbejnë, jo për t’u mohuar zërin qytetarëve që protestojnë paqësisht. Keni të drejtë të kundërshtoni dhe të kërkoni llogari. Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin.

Si deputet dhe pjesë e mazhorancës, kam përgjegjësinë jo vetëm të dëgjoj kërkesën e protestuesve, por mbi të gjitha të përballem me arsyet themelore që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim.

Kujtdo që komunikon publikisht i bëj thirrje të mos përhapë lajme të pakonfirmuara për viktima dhe as mesazhe që ushqejnë hakmarrjen.

Mbrojtja e qytetarëve, e së drejtës për protestë dhe e njerëzve në uniformë që shërbejnë në vijën e parë është

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një person mbetet pa ndjenja në bulevard, protestuesit i japin ndihmën e parë (VIDEO)

Policia ndërmori një mësymje për të larguar protestuesit nga bulevardi, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë. Ndërkohë, në shesh, një person ka mbetur pa ndjenja....
17:51 | 17/10/2026

Policia tërheq gazetaren e Euronews Albania, tenton t’i marrë telefonin! Po filmonte një arrestim

Një incident është shënuar gjatë protestës me gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu. Kjo e fundit po raportonte për situatën e protestës, konkretisht në shkallët...
15:58 | 17/10/2026

BBC: Protestat në Shqipëri shndërrohen në të dhunshme, çfarë dimë ne

Protestuesit dhe policia anti-trazira janë përleshur në qytetet kryesore të Shqipërisë, në skena të papara prej kohësh. Ndërtesat qeveritare janë sulmuar, si dhe disa biznese...
14:44 | 16/10/2026