Aktualitet

Protesta dje/ 65 të lënduar në Tiranë, 12 të shtruar te Trauma!

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë.

Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, 37 prej të lënduarve janë efektivë të Policisë, 24 janë protestues, ndërsa 4 janë kalimtarë, mes tyre edhe një i mitur.

Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës (SUT).

Ndërkohë, në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272 persona:

169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.