Dosje të djegura dhe ambientet e shkatërruara nga zjarri te Gjykata e Lartë. Këto janë pamjet nga mjediset e institucionit të drejtësisë ku u dogjën rreth 40 dosje gjyqësore.
Gjykata e Lartë ndahet me një shtyllë betoni nga subjekti, të cilit mbrëmë iu vendos flaka nga protestuesit.
Pasi u dëmtua subjekti privat, flakët kaluan edhe në katin e parë, ku gjenden zyrat e sekretarive gjyqësore. Për fat të mirë, nuk u përhapën në katin e nëndheshëm, ku janë të depozituara mijëra dosje.
Burime të Prokurorisë i thanë gazetares së Top Channel-it, Anila Hoxha se po hetohet dhe është konstatuar se dy netë më parë, janë çmontuar e shkatërruar kamerat.
Kjo metodë e shkatërrimit të kamerave po vërehet në shumicën e rrugicave që lidhen me Bulevardin.