Punonjësit e bashkisë vijojnë punën për mirëmbajtjen e qytetit dhe riparimin e dëmtimeve të shkaktuara gjatë protestave. Deputeti socialist Erion Braçe ndau pamje nga zona e urës deri te Piramida, duke vlerësuar mundin dhe sakrificën e punëtorëve.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe shprehu mirënjohjen për punonjësit që, sipas tij, punojnë pa ndërprerje për të rikthyer normalitetin në kryeqytet pas dëmtimeve të shumta në rrugë.
Ai vlerësoi përkushtimin e tyre për mirëmbajtjen e qytetit, duke theksuar se puna vazhdon në fund të çdo dite dhe deri në nisjen e ditës pasardhëse.
“Tirana e madhe! Shumë faleminderit çdo punëtori të këtij qyteti! Për punën, përkushtimin dhe gjithçka që ndani me këtë qytet! Për atë që bëni me mund e sakrificë për të rikthyer normalitetin në fund të çdo dite e deri në nisjen e ditës tjetër! Një qytet mirënjohës ndaj jush!”, shkruan Braçe.


