Protestat në Tiranë, raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

18 Tetor 2026 | 11:59

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Schieder u ka bërë thirrje palëve të ndalin menjëherë përshkallëzimin e situatës, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, pavarësisht se nga kush ushtrohet.

Reagimi i Andreas Schieder

Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre. Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve.

Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, pavarësisht nëse vjen nga individë të dhunshëm që depërtojnë në protesta apo nga shteti dhe policia.

Si raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në pritje të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione blindojnë dyert dhe dritaret (VIDEO)

Në prag të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione kanë marrë masa shtesë sigurie, duke blinduar dyert dhe dritaret për t’u mbrojtur nga sulme...
11:53 | 18/10/2026

Dy anije të NATO-s dhe tre të Forcës Detare Shqiptare stërvitje në Gjirin e Vlorës

Dy anije të NATO-s dhe tre anije të Forcës Detare Shqiptare po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Strike 2026” në gjirin e Vlorës, në zonën...
11:31 | 18/10/2026

Ministria e Shëndetësisë: 65 të lënduar në protestën e së shtunës në Tiranë, 37 prej tyre efektivë policie

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor 2026 në Tiranë, ndërsa 12 prej tyre vijojnë të jenë të shtruar...
11:23 | 18/10/2026