Për protestuesit do të vendos burri i socialistes dhe gruaja e shefit të operacionales

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.10.2026, 12:00

Prej 5 ditësh, sot 6 vendi ynë po përjeton një nga momentet më kritike të saj. Mijëra të rinj në Tiranë e në qytete të tjera të vendit po protestojnë për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Në panoramën plot trazira në vend, është dhe dhuna e pamëshirshme e policisë ndaj të rinjve të cilët protestojnë. Janë qindra të rinj të arrestuar që kanë mbushur komisariatet plot e përplot dhe kjo vetëm pse protestojnë.

Pas arrestimit në mënyrë barbare dhe dhunë tinëzare të rinjtë dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Por kush vendos për protestuesit e arrestuar?

Një nga gjyqtare është Amarilda Sulaj, gruaja e Adi Pojanës, shefit të Forcës së Posaçme Operacionale. Pra burri arreston e dhunon, ndërsa gruaja gjyqtare merr vendime në emër te ligjit.

Prokuror ndërkohë është Bledar Valikaj, burri i deputetes socialiste Ermonela Felaj e cila gjatë zgjedhjeve të 11 majit u respektua me votë nga të burgosurit, me urdhër të burrit prokuror.

Kur në të njëjtin proces përfshihen një prokuror me lidhje familjare me një deputete të mazhorancës dhe një gjyqtare, bashkëshorti i së cilës raportohet se drejton një strukturë policore, çfarë garancish konkrete ekzistojnë për shmangien e çdo konflikti interesi?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit