E diel, 18 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dëmet nga protesta, Erion Braçe falenderon punonjësit: Sakrificë për rikthimin e normalitetit

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë pamje nga puna e punonjësve të Bashkisë së Tiranës, të cilët vijojnë angazhimin në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit pas protestave të djeshme.

Përmes një mesazhi publik, Braçe ka shprehur mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e tyre, duke vlerësuar sakrificën e punonjësve që kujdesen për qytetin çdo ditë.

Reklamë

“Tirana e madhe! Shumë faleminderit çdo punëtori të këtij qyteti! Për punën, përkushtimin dhe gjithçka që ndani me këtë qytet! Për atë që bëni me mund e sakrificë për të rikthyer normalitetin në fund të çdo dite e deri në nisjen e ditës tjetër! Një qytet mirënjohës ndaj jush!”, shprehet Braçe.

Protestat, të nisura më 13 tetor, kanë vijuar për gjashtë ditë radhaziduke u shoqëruar me episode dhune, përplasje dhe dëmtime në disa zona të kryeqytetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.