Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat dhe përplasjet e shënuara në Tiranë duke e vendosur në qendër të deklaratës së tij rrezikun e përshkallëzimit të dhunës. Rama thotë se është përpjekur të mos bjerë në atë që e cilëson si një kurth të ngritur për të provokuar gjakderdhje.